Moslegalizimi i ndërtimeve pa leje, Zaev: Rrezikohen 50 mijë shtëpi të varfanjakëve

Kryeministri Zoran Zaev nuk tërhiqet nga legalizimi i ndërtimeve pa leje sepse konsideron se është e nevojshme që 50 mijë qytetarëve t’ju sigurohet shtëpi banimi. Pasi që kreu i shtetit Pendarovski nuk nëshkroi Ligjin për përcaktimin e statusit juridik të ndërtimeve ilegale, ligji sërish do të kthehet në procedurë kuvendore, tha kreu i shtetit, Zoran Zaev. Arsyeja është e thjeshtë: të shpëtojmë qytetarët e kategorisë së varfër që të legalizojnë shtëpitë e tyre, të cilët me ligjet e kaluara, nuk kanë mundur të shlyejnë pagesat për legalizim. Objektet tjera kolektive, objektet me plan joafatgjatë dhe ato që nuk ju përkasin personave që marrin ndihmë sociale, nuk do të mund të marrin fletë posedim. Sipas ligjit, të gjithë ata që duan të legalizojnë ndërtimet, do të duhet të paguajnë 50% më tepër sesa nxjerrja e rregullt e lejes për ndërtim.

Marketing

“Kemi objekte që janë me ndërtim të përkohshëm dhe nuk hyjnë në të drejtën e legalizimit, kemi objekte që kanë qëllime joadekuate në plan dhe këto nuk hyjnë në legalizim, pa marra parasyh nëse bëhet fjalë për objektet ndër kala, për objektin para qendrës “Mavrovasja” për të cilën nuk lejuam të ndërtohet objekt afatgjatë dhe objekte të këtilla në shtet. Ligji për legalizim jep mundësi për realizimin e të drejtës të ruajtjes së banesës, para së gjithash të qytetarëve e sidomos të qytetarëve që janë në prag të varfërisë. Mendoj se numri prej 50 mijë banimeve, shtëpive të qytetarëve është pesimiste sepse ne duhet të japim përgjigje. Të turpërohemi me marrjen e objeketeve të mbi 50 mijë qytetarëve ose t’u japim fletë posedimi dhe të kenë kulm mbi kokë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ligji që përfshin legalizimin e ndërtimeve pa leje është parashtruar në kuvend nga qeveria në vititn 2019, me propozim të kryetarëve të komunave.

Marketing