Mosmarrëveshjet Shkup- Sofje, Zaev: Nuk flasim për lëshime, por për zgjidhje

Kryeministri Zoran Zaev thotë se vendi po bën gjithçka që është e domosdoshme që të arrihet marrëveshje për çështjet e hapura që ekzistojnë me Sofjen.

Marketing

Sipas tij  Bullgaria është mik i madh i RMV-së  dhe se beson se do të mbetet në atë linje.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se për çka diskutohet me Bullgarinë, Zaev tha se nuk bisedohet për lëshime, por për zgjidhje për të dy palët.

“Nuk flasim për lëshime. Po bisedohet për zgjidhje për të dy palët. Ekzistojnë mënyra se si kjo të bëhet. Gjithsesi, edhe një herë potencoj, më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si realitet, e besoj përmes atyre formulacioneve do të gjendej edhe zgjidhje , për shkak se ekzistojnë zgjidhje, natyrisht duke pasur kujdes mes vete si palë në marrëveshjen – ne për palën bullgare, ndërsa pala bullgara të ketë kujdes për neve. Këtë e bëjnë miqtë dhe besoj se do të tregojmë edhe një herë se jemi miq të mëdhenj” – tha Kryeministri, Zoran Zaev.

Marketing