Gjatë natës së kaluar në territorin e gjithë shtetit 52 persona nuk kanë respektuar vendimin për kufizimin e lëvizjes, me çrrastë 28 prej tyre janë arrestuar nga policia, ndërsa për të tjerët do të vazhdojnë procedurat adekuate.

Gjithashtu sa i përket masës për mbajtjen e maskave mbrojtëse ajën regjistruar 205 shkelje.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e gjithë vendit 48 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërkohë që 17 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave që gjenden në izolim, gjegjësisht vetizolim dhe me këtë rast nuk janë regjistruar shkelje të kësaj mase.