MOST thirrje për paraqitje të vëzhguesve në referendum

Asociacioni civil MOST sot publikoi se i ka filluar aktivitetet për vëzhgim të referendumit dhe për këtë qëllim i ka ftuar qytetarët që të paraqiten në 18-të zyra rajonale në mbarë vendin.

Thirrja zgjat nga 5 deri më 8 shtator, me ç’rast zyrat rajonale të MOST-it për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 12 deri në ora 17 derisa zgjat thirrja. Të dhënat për informacione kontakti për zyrat rajonale do të mund të gjenden në ueb faqet e MOST-it.

Për qytetarët, paraqitjet e të cilëve do të pranohen do të organizohen trajnim special, e pastaj ata do të shpërndahen në vendvotimet si vëzhgues.

Monitorues në misionin e Asociacionit civil MOST mund të jetë çdo qytetar e të drejtë vote, që është i gatshëm në mënyrë të paanshme dhe objektive ta monitorojë procesin dhe të raportojë për rezultatet. Gjatë selektimit të monitoruesve avantazh do të kenë ata të cilët veçmë kanë qenë të angazhuar si vëzhgues të MOST-it në proceset e paraprake zgjedhore.