MOST: Vendvotimet u hapën me kohë, nuk kishte mangësi

Sipas Asociacionit Qytetar MOST të gjitha vendvotimit në të cilat MOST ka vëzhgues, janë hapur në kohë dhe nuk është hasur asnjë parregullsi zgjedhore.

Marketing

MOST ashtu si raundin e parë edhe këtë radhë procesin e zgjedhjeve do ta monitoroj me 1500 vëzhgues, të cilët do të qëndrojnë në 1160 vendvotime, me çka parashihet të mbulohet 33% e vendvotimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç tyre, ata kanë edhe 100 ekipe mobile që sot të shërbejnë si mbështetje logjistike në vendvotimet ku MOST nuk ka vëzhgues.

Ata gjithashtu bënë të ditur se është hapur edhe vendvotimi në Studeniçan, i cili herën e kaluar nuk u hap gjatë gjithë ditës, pasi personi që e kishte pasur çelësin e vendvotimit kishte refuzuar që ta hapë derën.

Marketing