Mot i lig me breshër dhe shi e përfshiu Ohrin

Mot i lig i shoqëruar me bubullima, breshër dhe shi të rrëmbyeshëm pas orës 14:30 e përfshiu Ohrin.

Marketing

Shumë rrugë u përmbytën, gjë që e vështirësoi komunikacionin, ndërsa uji ka hyrë edhe në oborre dhe shtëpi.

Moti i lig, i cili zgjati rreth një orë, ishte i përcjell me erë të fuqishme e cila theu degë dhe disa drunj të vjetër. Ekipe të Ndërmarrjes komunale publike “Komunaleci i Ohrit” janë në teren dhe punojnë në pastrimin e pasojave.

Dëmet nga moti i lig plotësisht do të inspektohen.

Marketing