Shiu i sotëm i rrëmbyeshëm dhe reshjet e breshërit në Resnjë kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj të mbjellave në fshatin Jankovec, si dhe në një pjesë të fshatrave Zllatari dhe Sopotsko, kumtoi Ministria e Bujqësisë.

Përfaqësuesit e Ministrisë dhe të autoriteteve lokale nesër do të bëjnë kontroll në terren, ndërsa vlerësimet do t’i kryejë Komisioni i formuar në maj nga Komuna e Resnjës. Afati për veprimin e tyre do të vazhdohet dhe definohet nesër në varësi të dëmeve të shkaktuara dhe sipërfaqja që është përfshirë.
Pas përfundimit të vlerësimit, do të vijojë procedura për kompensim.

Artikulli paraprakDeschamps, mesazh Belgjikës: Ne kemi ndalur Messin
Artikulli tjetërReshjet e dendura bllokojnë magjistralen Prishtinë-Ferizaj