Mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me kushte për reshje lokale të shiut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Pasdite në pjesët jugore dhe lindore do të ketë reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Indeksi UV do të arrijë 4.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej tre gradë në Mavrovë, deri 14 në Gjevgjeli, ndërsa ajo e ditës 13 deri 22 gradë.
Në Shkup mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të jetë shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës është 22 gradë Celsius.

Siç kumtoi DPHM, rajoni ynë gjendet në periferi të aktivitetit të ciklonit mbi Mesdhe, e cila në dy ditët e ardhshme do të kushtëzojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët jugore dhe lindore. Nga e marta moti do të jetë kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë.