Mot i ndryshueshëm, prej nesër me diell dhe më i ngrohtë

Moti gjatë natës dhe paradite në pjesët jugperëndimore të vendit do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët e tjera të vendit do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshëm.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri 6 gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 18 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell de me vranësira mesatare, me erë të dobët nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 4 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 17 gradë.

Pason periudha e motit kryesisht me diell dhe më të ngrohtë. Më ngrohtë do të jetë gjatë fundjavës, edhe pse të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugperëndimore. Prej fillimit të javës së ardhshme do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të shkurtra të rrëmbyeshme të shiut.

Marketing