Mot i vranët dhe me shi

Moti në Maqedoni do të jetë me periudha me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, rreth mesditës dhe pasdite me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriore, sidomos përgjatë Vardarit. Indeksi UV do të arrijë 7.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me periudha me diell dhe pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura nga 20 gradë deri në 33 gradë.

Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Temperatura e ditës do të jenë pak nën mesatare për këtë periudhë të vitit. Stabilizim i motit pritet gjatë fundjavës së ardhshme.