Mot i vranët me shi dhe me erë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës nga jugu do të përhapen reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët mesatare verilindore.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Më vranët do të jetë në gjysmën e dytë të ditës. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë me temperaturë rreth mesatares për këtë periudhë të vitit.