Mot jostabil me reshje të shiut

Moti sot paradite në Maqedoni në pjesët veriore dhe lindore do të jetë me vranësira me reshje të shiut të shoqëruara me bubullima të rralla. Gjatë ditës në shumë vende do të mbajë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në nivel lokal janë të mundura
procese më intensive me reshje më të mëdha të shiut dhe me kushte për paraqitje të breshrit.

Marketing

Do të fryjë erë mesatare, e kohëpaskohshme e përforcuar veriore. UV do të jetë 7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 20, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 33 gradë.

Në rajonin e Shkupit mot i ngjashëm, me rritje të vranësirave nga e cila do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore.

Temperatura do të jetë në interval prej 19 deri në 29 gradë.

Të dielën dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokaletë shiut me bubullima të rralla. Do të fryjë erë veriore mesatare deri në të përforcuar, e cila do të shkaktojë uljen e temperatura për disa gradë.