Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Moti sot do të jetë me vranësira, me reshje shiu, ndërsa në viset malore në veri-perendim të vendit do të ketë reshje bore.

Marketing

Në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ku pritet të regjistrohet mbi 20 litra për metër katror.

Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare, kurse në pjesët lindore herë pas here do të fryje erë e fortë nga juglindja. Temperatura minimale do të lëvizë nga 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale nga 6 në 13 gradë Celsius.

Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit, do të ketë reshje të herëpashershme të borës në disa vende të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Në Shkup moti do të jetë me mjegull dhe reshje shiu. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore.
Temperatura minimale do të ulet në 3 ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë Celsius.