Mot me diell dhe i ngrohët, temperatura deri më 30 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi juglindor. Indeksi UV do të jetë 7, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë të mëngjesit deri 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 30 gradë