Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 26 gradë

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të shiut të kohëpaskohshëm dhe bubullima.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale edhe shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe shi lokal. Vende -vende do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar dhe paraqitje të motit jostabil lokal.

Marketing