Mot me diell dhe i ngrohtë, të premte sërish shi

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriore.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 34 gradë. UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 18 gradë dhe me temperaturë ditore deri në 31 gradë celsius

Deri të premten do të mbajë mot stabil dhe me diell me rritje të temperaturave ditore. Të premten do të jetë ngrohtë, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit priten reshje të shiut me bubullima.

Kushte për reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe të shtunën në disa vende. por jo me intensitet të
madh

Marketing