Mot me diell dhe me erë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore më e theksuar në veri. UV=6.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare të përforcuar veriore. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 29 gradë Celsius.

Në ditët në vijim temperaturat do të jenë në rritje, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës vranësirat përkohësisht do të rriten.

Marketing