Mot me diell dhe më i ftohtë me erë të fortë veriore

Moti nesër në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë tëfuqishme nga drejtimi verior, si dhe dukshëm më i freskët.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12, ndërsa e ditës prej 12 deri 22 gradë. UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 18 gradë.

Temperatura e ditës, në pjesën më të madhe të vendit do të ulet për rreth 10 gradë, ndërkaq vendevende edhe për 15 gradë. Nga e mërkura në mëngjes rënie të dukshme do të ketë edhe tek temperaturat e mëngjesit, të cilat vende-vende do të zbresin rreth zeros. Ngrohje graduale do të ketë nga fundi i javës.