Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë me temperatura rreth mesatares për këtë periudhë të vitit. Të dielën dhe të hënën është i mundur shi i shkurtër, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Artikulli paraprakLumi B sjell këngën ‘Pse m’le’ (Video)
Artikulli tjetërMe dëgjimin e dëshmitarëve vazhdon gjykimi për 27 prillin