Mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura deri 41 gradë

Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Gjithkund do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta dhe rrezatimi UV, që do të arrijë 9, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 22 gradë, ndërsa e ditës prej 32 deri 41 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta dhe rrezatimi UV. UV=9

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 21 gradë, ndërsa e ditës deri 41 gradë.

Nga DPHM theksojnë se nga nesër në pjesët jugore do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta dhe rrezatimi UV. Nesër nga fundi i ditës dhe të enjten vende-vende do të ketë rritje të vranësirave me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në forma të motit të lig. Të enjten dhe të premten do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe temperatura do të shënojë rënie për 5 deri 8 gradë.