Mot me diell me vranësira mesatare, temperatura deri në 36 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe përforcim të erës, posaçërisht në rajonet malore. UV do të jetë 8.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri në 24 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të jetë prej 26 deri në 36 gradë Celsius.

Marketing

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare, pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe përforcim të erës, posaçërisht në rajonet malore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 34 gradë Celsius.

Jostabiltet më të theksuar do të ketë gjatë festës shtetërore të Ilindenit të enjten dhe të premten kur në shumë vende do të ketë reshje intensive të shiut dhe bubullima, lokalisht edhe në formë të motit të ligë. Nga e shtuna pritet stabilizim i motit.