Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, të cilat gjatë ditës gradualisht do të rriten. Vonë pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet reshje bore, kryesisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.

Marketing

Temperaturat do të lëvizin nga  minus2 derë në 11 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira deri në mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të lëvizë prej 0 deri në 12 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme gradualisht mot më i ftohtë, me ngrica në mëngjes. Pritet përmirësim i kualitetit të ajrit. Rryma të ftohta ajrore që kanë filluar të zbresin mbi rajonin tonë nga Europa verilindore, ditëve të ardhshme do të vazhdojnë të sjellin masa më të ftohta ajrore dhe të shtrihen edhe përgjatë Europës qendrore.

Marketing