Mot më i freskët me kushte për shi lokal

Moti sot do të jetë më i freskët, në orët e paradites me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë, ndërsa ajo maksimale 35 gradë Celsius.

Marketing

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë nga 16 deri në 32 gradë. Nga nesër, posaçërisht të mërkurën dhe të premten, pritet mot i ndryshueshëm me kushte për reshje të përkohshme lokale të shiut kryesisht nëpër male.

Deri nga mesi i javës temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të pësojnë rënie për rreth katër deri në
shtatë gradë dhe deri në fundjavë do të mbajë mot më i freskët.

Marketing