Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët juglindore. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri në 11 gradë, ndërsa ajo ditore prej 11 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të ketë kryesisht mot me vranësira dhe më i ftohtë me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 14 gradë.

Deri të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut. Nga e diela do të fryjë erë mesatare juglindore dhe do të ketë rritje të temperaturës ditore.

Artikulli paraprakMiss-i i parë i Turqisë ishte shqiptare!
Artikulli tjetërSot, në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi kundër kompanisë transportuese “Durmo Turs”, për shkak të aksidentit në Llaskarcë ku mbetën të vdekur 16 udhëtarë, njofton Portalb.mk. Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Për seancën e sotme janë ftuar dëshmitarët okularë të dëmtuar, ndërsa duhet të dëgjohen edhe si dëshmitarë të ndodhisë. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.