Moti gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut

Moti gjatë ditës do të jetë me diell me erë mesatare në drejtim verior. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të pakta të shiut.

Marketing

Temperatura minimale gjatë ditës së nesërme do të lëvizë nga 13 deri 21 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 34 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë në drejtim verior ku temperatura maksimale do të arrijë deri 31 gradë celsius.

Të enjten dhe të premten moti pritet të jetë stabil dhe më i ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë më nxehtë me kushte për reshje lokale të shiut.