Moti gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Marketing

Gjatë pasdites do të shfaqen kushte për reshje lokale të shiut. Nga pjesa veriore do të fryjë një erë e lehtë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 9 deri më 17, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin nga 22 deri më 31 gradë celsius.

Edhe në ditë në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Nga EHM njoftojnë se ditën e martë pritet të ketë reshje më të mëdha të shiut, veçanërisht në pjesë perëndimore dhe jugore të vendit.

Reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë fundjavës së ardhshme.

Marketing