Moti nesër do të jetë me reshje të kohëpaskohshme në pjesët veriore të vendit. Në male reshjet do të jenë me borë.

Temperatura në mëngjes do të jetë nga -2 deri 5 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga 3 deri 11 gradë celsius.

Gjatë ditës së mërkurë moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male borës.

Pas të mërkurës pritet mot stabil dhe me temperatura në ngritje.