Moti gjatë ditëve në vijim

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, moti gjatë ditës do të jetë më i ngrohtë. Gjatë orës së pasdites, për pak kohë do të ketë reshje të shiut.

Marketing

Temperatura minimale nesër do të lëvizë nga 10 në Berovë deri 16 gradë celsius në Gjevgjeli, ndërsa temperatura maksimale do të jetë mes 24 në Mavrovë deri 33 gradë celsius në Gjevgjeli. Në Shkup moti do të jetë kryesisht i njëjtë ku temperatura minimale do të jetë 13 gradë celsius ndërsa maksimalja 30 gradë celsius.

Gjatë fundjavës pritet moti të jetë i ndryshueshëm me temperatura prej 28 deri 35 gradë celsius.

Nga dita e hënë moti pritet të jetë me vranësira me temperatura prej 25 deri 33 gradë celsius me kushte për reshje të shiut.

Marketing