Moti i keq në Itali, 10 viktima në Palermo

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Palermo të Italisë, ku deri tani janë konfirmuar 10 persona të mbytur, mes të cilëve edhe 2 fëmijë të moshës 1 dhe 3 vjeç. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi si pasojë daljes nga shtrati të lumit Milicia në zonën e Casteldaçes. Banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.

Marketing

Në shtëpi kishte miq dhe të afërm që po kalonin mbrëmjen së bashku. Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan mrekullisht pasi dolën për të blerë ëmbëlsira në momenti kur lumi mori përpara çdo gjë.

Një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë.

 

Marketing