Moti i keq ul numrin e hyrjeve drejt Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe nga nje jave me pare, perkeqesimi i motit keto dite, ka ndikuar edhe ne uljen e numrit te hyrjeve te turisteve nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, permes pikes se kalimit kufitar te Qafe Thanes. Gjate 24 oreve te fundit kane hyre dhe kane dale me shume se 5700 shtetas shqiptare dhe te huaj, nderkohe qe nje jave me pare ka pasur me shume se 12 mije hyrje dalje. Vetem paraditen e sotme kane hyre nga Maqedonia e Veriut drejt Shqiperise 3200 shtetas, pjesa me e madhe e te cileve jane shqiptare nga vendi fqinj, por edhe turiste qe vijne nga vendet e Lindjes si dhe nga Serbia e Bullgaria. Burimet e siguruara bejne te ditur se hyrjet ne vendin tone jane shume me te medha se sa daljet, te cilet kane lidhje me shtetasit qe vijne per te pushuar ne vendet turistike ne Shqiperi. Nga ana tjeter personat qe dalin nga vendi jone drejt Maqedonise se Veriut per arsye pune, apo tregtie. Per te perballuar fluksin punohet me 4 sportele, 2 ne hyrje dhe 2 ne dalje. Burime nga kjo pike kufitare bejne te ditur se levizjet jane perballuar pa krijuar radhe dhe pritje te qytetareve.

Marketing
Marketing