‘Moti i ligë’, ndalesë për hyrje të automjeteve transportuese në Greqi

MPB-ja i njofton qytetarët e RMV-së se nga ora 05:00 më 05.01.2020 deri në orën 24:00 më 06.01.2020, sipas informacioneve të marra nga shërbimet kufitare greke, vendoset ndalesë për hyrje për të gjitha automjetet transportuese në Republikën e Greqisë edhe atë në vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, “Dojrani i Vjetër” dhe “Mexhitlia” me mundësi për vazhdimin e saj.

Marketing

Siç theksohet në njoftimin nga shërbimet greke, arsyeja për ndalesën është paralajmërimi për kushtet e këqija të motit në periudhën e përmendur, me mundësi për mot të ligë të përcjell me reshje të mëdha të borës.

Marketing