Ndryshimi i kohës, nga mëngjesi deri në orët e pasdites ndikon negativisht në shëndetin e pacientëve, sidomos atyre me sëmundje kronike, por edhe te të moshuarit dhe ata që punojnë në ambient të hapur deklarojnë mjekët.

Ata këshillojnë që pacientët me sëmundje kronike që të marrin rregullisht terapinë e rekomanduar nga mjeku amë, të mos dalin në diell në periudhën nga ora 10 deri në orën 17, dhe nëse dalin të veshin rroba të lehta, të pinë lëngje dhe të konsumojnë shumë fruta dhe perime. Simtomat më të shpoeshta në këtë periudhë janë kokëdhembjë, problem me shtypjen e gjakut, lodhje dhe viroza të ndryshme.

“Është rritur numri i paraqitjeve në shërbimin për ndihmë urgjente mjeksore.Puna jonë është të intervenojmë tek situatat acute me rrezik per jetë ,por shumë shpesh reagojmë edhe tek të sëmurët kronik” – thonë nga ndihma e shpejtë mjekësore.

Vera me shi, jostabile dhe me temperature të ndryshueshme është dëshmitarë se po jetojmë ndryshimet e shpeshta klimatike. Sinoptikanët thonë se shteti tani më disa muaj gjendet nën aktivitetin e ciklonit që sjell mot jostabil.

“Vendi jonë një periudhë më të gjatë është nën ndikimin e masës së ajrit të lagësht dhe jot ë qëndrueshme e cila vjen nga veriu dhe veri-perendimi si dhe nën ndikimin e ciklonit nga mediterani.Stabilimizim i motit pritet vikendin e ardhshëm” – tha sinoptikanja, Elena Jovanovska.

Gjithmonë kur koha apo temperaturat ndryshojnë në atmosferë krijohen impulse elektro magnetike të cilat ndkojnë në organizimin e njëriut.Ndryshimet e shpejta të temperaturës,shtypja dhe lagështia rëndojnë edhe më shumë shëndetin.Me qëllim parandalimi e ndjenjës së padëshirueshme, lodhje, nervozë dhe kokëdhembje duhet që organizmin ti ofrojmë ushqim të rregullt, të shëndetshëm si dhe gjumë të mjaftueshëm rekomandojnë mjekët.