Moti i ndryshueshëm, temperatura deri 24 gradë

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kohë pas kohe me diell. Pasdite do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcua nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Marketing