Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 18 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të ulet në pesë gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Pason periudhë e motit stabil, përveç të mërkurën kur do të ketë shi të përkohshëm ndërsa në nivel lokal do të jetë mot jostabil me vranësira me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të vetëtimave. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.