Moti i nxehtë, për një javë 700 persona kërkuan ndihmë mjekësore

Rreth 700 persona në javë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën emergjente pranë Klinikës Universitare Nëna Terezë në Shkup, gjatë muajit që lam pas. Kjo shifër është për 20 përqind më e lartë se ato të muajit Qershor kur në çdo javë qendrës emergjente për ndihmë i janë drejtuar nga 600 pacientë. Në rritjen e këtyre shifrave shkak kryesor sipas mjekëve janë temperaturat e larta të cilat këtë periudhë kanë kapluar vendin në përgjithësi dhe kryeqytetin në veçanti.

Marketing

Pritet gjithmonë muajve të verës që të rritet numri I qytetarëve, e njëjta ndodh edhe ditëve të fundit. Pra me rritjen e temperaturave rritet edhe numri I pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë, jo vetëm për shkak të lëndimeve por edhe për arsye të tjera. Shifrat javore I kemi pas në muajin Qershor diku rreth 600 pacientë në jave, tash I kemi diku rreth 700-750, pra ngritet përafërsisht 20% numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrën urgjente kirurgjikale”, deklaroi Ilir Hasani, drejtor i Qendrës Emergjente.

Drejtori i Qendrës emergjente kirurgjike Ilir Hasani njofton se pasojat e temperaturave të larta nuk janë vetëm përkeqësimi i gjendjes momentale, alivanosjet apo dehidrimet, por temperaturat shkakojnë edhe rritje të adrenalinës tek të miturit dhe më të rinjtë. Kjo më pas bëhet shkak për incidente edhe më të rënda fizike dhe shëndetësore, si pasojë e aktiviteteve të pamatura. Si më të rrezikshme ai veçon ditët kur nga ditët e freskëta kemi rritje drastike të temperaturave.

Lëndimet kryesore të kësaj periudhe janë kërcime në ujra të cekta dhe lëndime të boshtit kurizor, pjesës së qafës, me këtë edhe lëndime të palcës së kurrizit në pjesën e qafës, që janë një ndër lëndimet më të rënda. Lëndimet e tjera të cilat i kemi në rritje shumë të madhe në këtë periudhë kur adrenalina shkon në nivelin më të lartë me tepmeraturat e larta, janë fatkeqësitë në komunikacion e sidomos janë specifike fatkeqësistë me motoçikleta dhe biçikleta.

Në bazë të kësaj statistike të përgjithshme mund të jap këshilla deri te të gjithë ata të cilët shkojnë në pushime për tu kënaqur, le ta shfrytëzojnë ujin për tu kënaqur jo për tu lënduar, njashtu le ti shfrytëzojnë motoçikletat për tu kënaqur dhe jo për tu lënduar”, u shpreh Ilir Hasani, drejtori i Qendrës Emergjente.

Përveç kryeqytetit, edhe në qytetet e tjera vendit njoftohet për rritje të numrit të pacientëve të cilët si pasojë e temperaturave të larta dhe dehidrimit janë alivanosur në vende të ndryshme, si dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të ndihmës së shpejtë. SHENJA

Marketing