Moti kryesisht me vranësira dhe me shi

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 32 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha dielli dhe shi të përkohshëm e të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 29 gradë Celsius.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell dhe më i ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimave.

Marketing