Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri 33 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të motit të keq.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri 33 gradë.

UV-indeksi do të jetë 8.

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe më i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.

Marketing