Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 34 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët, kryesisht nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë kushte për dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Marketing

UV=8

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 25 deri 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.

Marketing