Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri më 39 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri 39 gradë. UV=9.

Marketing

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 37 gradë.

Nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore deri të premten do të përqendrohet mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale kudo do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë edhe deri 40 gradë.

Të premten dhe posaçërisht të shtunën, kryesisht në orët e pasdites do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për destabilitet lokal me reshje të shkurtra të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Marketing