Moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Përgjatë Luginës së Vardarit do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore dhe do të jetë dukshëm më freskët. Në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të shkurtër të rrëmbyeshëm.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 33 gradë.

UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup, paradite moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore e cila ndonjëherë do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.