Moti me diell dhe vranësira, temperatura deri më 30 gradë

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit, erë e përforcuar, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, kohë pas kohe do të përforcohet.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 9 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 30 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, pasdite do të ketë rritje të konsiderueshme të vranësirave. do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius,[

Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil me erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Të dielën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër me bubullima. Gjatë javës së ardhshme, veçnarisht të martën sërish në disa vende do të jetë jostabil me paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Marketing