Moti me diell, pasdite priten vranësira dhe s

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri 24 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla dhe mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurtra të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 22 gradë Celsius.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot stabil. Të dielën dhe të hënën do të fryejë erë e përforcuar veriore që do të sjellë deri te ulja e temperaturës ditore.

Marketing