Moti me diell, temperatura deri 32 gradë

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale, do të fryj erë mesatare deri në të përforcuar, nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 24 deri 32 gradë Celsius.

Indeksi UV=9.

Në Shkup kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë. Do të fryj erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë 29 gradë Celsius.

Prej nesër vijon mot me diell me rritje të sërishme të temperaturës së ditës, por me mëngjese më të freskëta. Gjatë fundjavës lokalisht do të ketë paraqitje të vranësirave të rritura me kushte për shi.