Moti me diell, temperature deri më 36 gradë

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare, e përforcuar nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 8.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë.