Moti me reshje shiu, temperatura deri më 22 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm me reshje të shiut dhe me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar veriore. Në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 22 gradë.

UV-indeksi do të jetë 6.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, reshje të përkohshme të shiut dhe me erë mesatare, përkohësisht të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë.

Vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut.