Moti me vranësira dhe kushte për shi të rrëmbyeshëm

Moti në do të jetë me vranësirë dhe i paqëndrueshëm, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të fortë. Në nivel lokal, do të ketë reshje më të mëdha (mbi 20l/m2), në disa vende në formë të motit të lig me shkarkime elektrike dhe erëra të forta.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 28 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 7

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell, ndërsa pasdite do të jetë me vranësira jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.

Nga e mërkura kushtet për jostabilitet do të ulen dhe do të mbizotëroj mot me diell dhe më i ngrohtë, por pasdite me kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima. Nga e enjtja pasdite sërish do të ketë paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullima.

Marketing