Moti me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme

Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri katër gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë prej dy deri në 11 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në zonat malore borë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë.

Të premten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme, të cilat për shkak të ngrohjes, do të jenë kryesisht me shi. Stabilizim kalimtar të motit pritet gjatë fundjavës.