Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa lokalisht do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullima. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 25 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut . Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri pesë gradë, ndërsa e ditës deri 23 gradë.

Më pas pason periudha e motit kryesisht stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje.

Marketing