Moti në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së nesërme

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, Moti gjatë ditës së nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, posaçërisht gjatë pasdites.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej tetë deri 15 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 19 deri 27 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut, posaçërisht gjatë pasdites. Temperatura do të jetë nga 13 deri 23 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të kemi mot të ndryshueshëm dhe me reshje të shiut dhe me vetëtima.