Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje bore në mëngjes. Do të fryjë edhe erë në drejtimin veriperëndimor e cila do të ndikojë në uljen e temperaturës.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -5 deri 1 gradë ndërsa ajo e ditës prej 1 deri 6 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit zero gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 6 gradë Celsius.